Blog Post

Arbëria TV > Sport > Përmbledhje javës evropiane të futbollit

Përmbledhje javës evropiane të futbollit

Në shumicën e ligave evropiane të futbollit, pothuajse ka përfunduar java e parë e kampionateve respektive.

Ajo që bie në sy është se kampioni i Spanjes dhe pretendenti kryesor për të përsëritur suksesin e vitit të kaluar Real Madrid është ndalur në Mallorca me barazim. Pas një aksioni model me pjesëmarrjen e Vinicius, Mbappe dhe Bellingham, Rodrygo Goes i ka dhënë epërsinë Realit, për tu barazuar nga Vedat Muriqi me një gol shumë të bukur me kokë.

Pas barazimit sulmi i Realit ishte shumë letargjik, ndoshta i ndikuar nga lodhja prej ndeshjes në Superkup, apo ndoshta edhe nga moskordinimi i mirë i Galaktikëve.

Pavarësisht ankesave ndaj referëve, ku gabimet e referëve në Spanjë, shpeshë u ngjasojnë atyre amatoreske, konsideroj se ishte katrahura taktike e Ançelotit që i bëri mbretërit të lëshojnë pikë qysh javën e parë. Shikoni më poshtë renditjen e lojtarëve të Realit, duke qenë se që të gjithë luajnë në të majtë, Rodrygo, Vinicis, Bellingham dhe Mbappe në të njëjtin vend, duke i lënë komplet të lirë Mallorcas krahun e djathtë, ku ishullorët krijonin avantazh numerik dhe si pasojë erdhi krosimi, të cilen mënyrë gjeniale e shfrytëzoj Muriqi për golin e barazimit.

Muriqi që u shpall MVP i ndeshjes, pas lojës deklarojë, se dy minuta brenda ndeshjes u kishte thënë lojatërve të Realit, se ishte i befasuar sa të shpejtë ishin, ndërkaq pas ndeshjes deklarojë; se ishte krenarë që kishte shënuar ndaj një skuadre që më parë e shikonte me pasion në TV, gjersa luanin.

Në Premier ligë ekipet që pretendojnë titullin kampion, kanë fituar pothuajse që te gjitha, por perveç Man Cityt që luajti kundër Chelsea, të tjerat kishin short relativisht të lehtë në javen e parë.

Në serie A, kampioni aktual Inter dhe rivali i qytetit Milan barazuan në ndeshjet e tyre respektive, po ashtu edhe Roma, nderkaq spikat humbja e Napolit me rezultat bindës 3-0 ndaj Hellas Verona, mbetet të shihet çfarë do të bëj Juventus, që sot luan kundër Como, skuadër kjo që vjen nga Serie B.

Në Francë, PSG fiton pa Mbappe ndaj Le havre, kurse Marseille duket se do të jetë kandidat serioz për titull, i cili në javën e parë me trajnerin e ri De Zerbi ka fituar bindshëm 1-5 si mysafir ndaj Brest.

Sot në program janë ndeshjet; La liga me Villarreal vs Atletico Madrid dhe Valladolid vs Espanyol, Serie A; Juventus vs Como dhe Lecce vs Atalanta, ndërkaq në Premier ligë takohen Leicester vs Tottenham. TV Arbëria