Një anije rreth 50 metra e gjatë me 22 persona në bord është fundosur në brigjet e Palermos në Itali. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 5 të mëngjesit. Sipas raportimeve, 15 persona janë shpëtuar nga rojet bregdetare dhe ekipet zjarrfikëse.
Një person ka humbur jetën, ndërsa 6 të tjerë janë shpallur të zhdukur. Në mesin e të zhdukurve është edhe sipërmarrësi britanik i teknologjisë Mike Lynch.
Anija është fundosur për shkak të motit të keq dhe një tornadoje që u krijua në Portiçelo të Palermos. Zhytësit po vijojnë punën për të zbuluar fatin e personave që janë shpallur të zhdukur.
Mes të shpëtuarve është dhe një fëmijë 1 vjeç. Anija mbante flamurin anglez, ndërsa personat në bord ishin kryesisht nga Anglia, nga Zelanda e Re, një nga Sri Lanka, dy anglo-francezë dhe një irlandez.