Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Kosova edhe këtë vit mori pjesë në Kampionatin Botëror të Lëvrimit

Kosova edhe këtë vit mori pjesë në Kampionatin Botëror të Lëvrimit

Edhe këtë vit, Kosova mori pjesë në Kampionatin Botëror të Lëvrimit në mesin e 40 vendeve nga e gjithë bota, i cili kësaj radhe u mbajt në qytetin Tartu të Estonisë e ku i pranishëm ishte edhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, i cili nga afër i përcolli garat në këtë kategori.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se ministri i BPZhR-së, Faton Peci, gjithashtu pati një takim të frytshëm me ministren e Punëve Regjionale dhe Bujqësisë të Estonisë, Piret Hartman, me ç’rast diskutuan për bashkëpunimin dypalësh në fushën e bujqësisë, shkëmbimin e përvojave dhe përmirësimin e politikave për të mbështetur bujqësinë dhe sektoret e saj, por gjithashtu edhe çështje me interes politik.

“Kosova ka nevojë për përvojën estoneze në digjitalizim dhe integrimin e plotë të tij në prodhimtari. Ky takim është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Estonisë. Dy vendet ndajnë vlera të përbashkëta dhe ballafaqohen me sfida të natyrës së njejtë, përfshirë edhe ato të sigurisë”, u shpreh Peci.

Në fund të takimit, të dy ministrat u dakorduan që bashkëpunimin mes dyja vendeve mike ta formalizojnë me nënshkrimin e memorandumit të bashkëpunimit ndërmjet dy ministrive.