Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Kthimi i bashkatdhetarëve nga Kosova, pritje deri në një orë në Merdare

Kthimi i bashkatdhetarëve nga Kosova, pritje deri në një orë në Merdare

Në dy vendkalimet kufitare, Dheu i Bardhë dhe Merdare po vazhdojnë kolonat edhe gjatë ditës së sotme.

Të dhënat e fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, tregojnë se qytetarët po presin më shumë se një orë në dalje të Merdares, transmeton Telegrafi.

Kolona janë krijuar edhe te Dheu i Bardhë.

Ndërsa, në hyrje të pikave kufitare nuk raportohet për kolona, dalja dhe hyrja mund të bëhet brenda pak minutash.