Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Një shembull sesi ‘sakatohet’ gjuha shqipe nga një magjistër shkence

Një shembull sesi ‘sakatohet’ gjuha shqipe nga një magjistër shkence

Shpesh jemi dëshmitar që gjuha shqipe nuk shkruhet në mënyrë të saktë, duke u ‘sakatosur’ në shumë raste edhe përmbajtja dhe kuptimi i saj, raporton Gazeta Sinjali.

Madje kjo po ndodh shpesh sidomos në rrjetet sociale, ku gjatë postimeve të ndryshme shpesh shkruhet pa kuptim, e më shumë gabime ortografike.

E kjo sidomos bëhet më e dhimbshme kur ata që e shkruajnë janë edhe njerëz intelektual e që besa kanë edhe formim të lartë akademik.

Fehmi Maloku, i cili në rrjete sociale po figuron si studiues i Gazetarisë, ka ironizuar me një status të Msc Belisar Jezerci i cili ka postuar një shkrim lidhur me konvertimin e dy personave në fenë katolike.

Madje Maloku ka ironizuar me publikimin e Jezercit i cili edhe pse i shkruar shkurt ka shumë gabime drejtshkrimore, një rast ky që haset shpesh në rrjetet sociale, ku gjuha shqipe shkruhet e ‘sakatohet’ nga gabimet e shumta drejtshkrimore e madje edhe logjike.

“Këta pastaj, po na e “mbrojnë” gjuhën tonë të pastër shqipe!
I paskan marrë edhe nja dy kuadro shumë premtuese, njanin 72 e tjetrin veç 80- vjeçar!
E ardhmja shumë premtuese po duket🙃”, ka shkrua Maloku në Facebook.