Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Si u kthye vëmendja nga një ngjarje tragjike tek presidentja e vendit, Vjosa Osmani?

Si u kthye vëmendja nga një ngjarje tragjike tek presidentja e vendit, Vjosa Osmani?

Një njgajrje mjaft e rëndë dhe tronditëse ka ndodhur këtë të premte në Kosovë, ku në një dasëm në Bibaj të Ferizajt ndodhi një vrasje, shkruan TV Arbëria.

Kjo dasëm në Ferizaj u kthy në një tragjedi për familjarët, pasi në këtë ngjarje iu mor jeta një 89- vjeçari, pra gjyshit të dhëndrit, me inicialet S.S, vrasje për të cilën janë të dyshuar dy personat me nicialet, F.R, dhe J.M. I dyshuari F.R është konfirmuar edhe nga policia se është zyrtar policor.

“Në hyrje të parkingut të sallës së dasmave në fshatin Bibaj, i pandehuri F.R., për motive të ulëta me dashje që ta privojnë nga jeta sapo vërejnë të ndjerin se hyn në parkingun e lartëcekur, të pandehurit secili me automjete të veta ndalen në vendin e ngjarjes, ku i pandehuri J.M., në dorë ka mbajtur në mjet të fortë [teshlicë] dhe është vërsulur në drejtim të ndjerit. Kurse i pandehuri F.R., me armën zyrtare automatike ka shtënë disa herë në të ndjerin S.S., dhe me atë rast vënë në rrezik edhe personat tjerë të cilët kanë qenë së bashku me të ndjerin”, thihe në njoftimin nga Prokuroria Themelore në Ferizaj.

Deri më tani siç është raportuar edhe nga media të shumta, dyshohet se kjo vrasje është kryer për motive të moralit, rast që dyshohet të ketë ndodhur para 24 viteve.

Pra siç ka raportuar Nacionale, motivi i vrasjes së 89-vjeçarit S.S, ishte dhunimi i dy vajzave të mitura nga viktima, që sipas kësaj gazete dy vajzat janë motrat e të dyshuarit për kryerjen e vrasjes.

Gjithashtu Nacionale raporton se viktima S.S ka qenë axha i Prindon Sadriut, bashkëshortit të presidentes, Vjosa Osmani, e që sipas këtij mediumi këta të fundit kanë qenë në dijeni për krejt ngjarjen.

Madje kjo gazetë ka publikuar edhe disa foto, ku pretendohet se Presidentja Vjosa Osmani dhe Pridon Sadriu kanë qenë pjesë e një grupi në median sociale Facebook, grup ky ku pretendohet se është folur rreth viktimës S.S.

Nga ky raportim krejt vëmendja është kthyer tek presidentja e vendit, se a ka qenë ose jo në dijeni për këtë ngjarje.

E natyrisht pas kësaj nuk mungoi as reagimi i Presidentës Osmani, ku pati një reagim mjaft të ashpër ndaj këtij raportimi.

Në reagimin e Osmanit thuhej se rreth situatës nuk kishin asnjë lidhje as ajo dhe as bashkëshorti i saj Pridon Sadriu, dhe njofton se rreth këtij raportimi ka njoftuar edhe organet e sigurisë dhe sipas saj këto veprime vetëm nxisin dhunë dhe urrejtje.

Reagimi i plotë i presidentës:

Reagim ndaj propagandës

Pasi i kam njoftuar institucionet e sigurisë dhe jam në përgatitje e sipër të të gjitha mjeteve ligjore, po e bëj publik edhe këtë reagim ndaj publikimit të propagandës së paprecedentë që ka filluar Berat Buzhala dhe media e tij, gazeta online “Nacionale”, e që po vazhdon edhe nga disa portale të tjera.

I njoftoj qytetarët e Kosovës se asnjë njohuri e asnjë lidhje me rrethanat që shpien në vrasjen e mbrëmshme nuk kam as unë e as bashkëshorti im, e aq më pak njohuri për ndonjë rast dhunimi.

Rrethanat që e kanë shtyrë Buzhalën dhe të tjerët në përhapjen e këtyre dezinformatave, kërkoj që urgjentisht të hetohen nga institucionet e sigurisë dhe ato të drejtësisë. Buzhala me “Nacionalen”, dhe disa të tjerë, duke më implikuar mua dhe bashkëshortin tim në situata me të cilat nuk kemi asnjë lidhje të vetme, kanë qëllim të qartë të nxitjes së urrejtjes, e cila pastaj rezulton në dhunë.

Kjo lidhje e rrejshme dhe e rrezikshme e krijuar nga këto portale, me vetëdije të plotë dhe me qëllim të rrezikimit të jetës sime dhe të familjes sime, ndërkohë që autoritetet kompetente po e hetojnë rastin, tregon tendencën e drejtpërdrejtë të tyre për rrezikim te jetës, duke na implikuar rrejshëm madje edhe në gjoja ndërhyrje në drejtësi.

Ftoj sërish të gjitha organet e sigurisë dhe ato të drejtësisë që t’i hetojnë me prioritet të gjitha rrethanat e kësaj ngjarjeje e njëkohësisht edhe veprimet e këtij portali dhe portaleve të ngjashme që kanë qëllim të qartë për të rrezikuar jetën dhe nxitur urrejtje, e që këtë mision po shihet se e kanë edhe portalet e Serbisë.

Si përfundim nga një ngjarje tragjike që ndodhi në Bibaj të Ferizajt, dhe nga trajtimi i një teme mjaft të ndjeshme dhe të rëndë që bëhet fjalë për dhunim, krejt vëmendja u kthye tek Presidentja Vjosa Osmani.

Kujtojmë se dy të dyshuarit sot(e diele), janë mbrojtur në heshtje, dhe ndaj tyre është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji. /TV Arbëria

Powered by WordPress