Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Trendi i konvertimeve në rritje, nga Deçani në Drenas familje të shumta po rikthehen në besimin katolik

Trendi i konvertimeve në rritje, nga Deçani në Drenas familje të shumta po rikthehen në besimin katolik

Kohëve të fundit në Kosovë, konvertimet në fenë katolike, nga ajo islame, kanë shënuar një rritje të madhe, shkruan TV Arbëria.

Kështu ka vepruar edhe familja Krasniqi nga Llapushniku i Drenasit.

Në një postim nga kjo familje thuhet se: Drita në Llapushnik nuk fiket.

“Bujaria, vetësakrifica dhe mirësia janë ekskluzivitet i shqiptarit të vërtetë”, shkruan John Krasniqi, familjari i të konvertuarve nga Llapushniku.

Krasniqi tutje thotë se të pagëzuarit përqafuan besimin e rrënjëve të të parëve tanë.

“Urime të pagëzuarve të rinjë që me deshirë e vullnet të lirë u kthyen, përqafuan besimin e rrënjeve të të parëve tanë”, ka shkruar ai.

Kujtojm se edhe në kishën e Gllogjanit ka pasur konvertime të shumta, nga shumë qytetarë, ku është raportuar se vetëm brenda një dite janë konvertuar 100 persona në këtë kishë. /TV Arbëria