Freskim Rama, i njohur për të gjithë si Kimi, është rikthyer në Kosovë pas shtatë vitesh.
Ylli i “American Idol” lajmin e ka bërë të ditur me anë të një postimi të shpërndarë në rrjete sociale.
Në një video të publikuar në Instagram, ai sjell një moment emocionues – takimin me nënën në prani të familjarëve të tjerë.
Kim shpërthen në lot dhe tregon se ka pasur mall të madh për ta, meqë u bë një kohë e gjatë që nuk ka qenë në vendlindje.
“Shtatë ditë, shtatë muaj, shtatë vjet pa e parë familjen time”, nis postimi i artistit.
Ai theksoi: “Më fal nënë për mërzinë dhe lotët që të kanë shkuar për faqe kur ti ke pasur nevojë për mua”.
Disa muaj më parë, Kim mahniti jurinë e “American Idol” teksa i këndoi Kosovës, ku në juri ishte edhe ylli i famshëm, Katy Perry.
View this post on Instagram
Djaloshi nga Kosova (25-vjeçar) nisi audicionin me këngën “Heal” të Tom Odell”, por e përfundoi me këngën e njohur shqiptare “Oj Kosovë, oj nëna ime”. /Telegrafi/