Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Vrasja në Ferizaj, nga një muaj paraburgim dy të pandehurve: E vranë 89-vjeçarin me dashje, për motive të ulëta

Vrasja në Ferizaj, nga një muaj paraburgim dy të pandehurve: E vranë 89-vjeçarin me dashje, për motive të ulëta

Gjykata Themelore në Ferizaj ua ka caktuar nga një muaj paraburgim zyrtarit policor F.R. dhe të pandehurit tjetër J.M. për vrasjen e 89-vjeçarit S.S. në parkingun e një salle dasmash në Bibaj të Ferizajt.

Sipas gjykatës, të dy “në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale vrasja e rëndë”.

“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, Sahit Krasniqi, ka vlerësuar ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit më datë 16 gusht 2024, rreth orës 19:26, në hyrje të parkingut të sallës së dasmave, në një fshatë të Komunës së Ferizajt, i pandehuri F.R., për motive të ulëta me dashje që ta privoj nga jeta, posa vërejnë të ndjerin se hynë në parkingun e larë cekur të pandehurit secili me automjete të veta ndalën në vendin e ngjarjes, ku i pandehuri J.M., në dorë ka mbajtur një mjetë të fortë (teshlicë) dhe është vërsulur në drejtim të të ndjerit, kurse i pandehuri F.R., me armën zyrtare automatike shtënë disa herë në të ndjerin S.S. dhe me atë rast vënë në rrezik edhe personat tjerë të cilët kanë qenë së bashku me të ndjerin, për pasoj i ndjeri ndërron jetë në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Gjyqtari i procedurës paraprake e ka aprovuar si të bazuar kërkesën e prokurorit të shtetit për masën e paraburgimit prej një muaji kundër dy të pandehurve.

“Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij”, thuhet në njoftim.

Sipas Prokurorisë, zyrtari policor e përdori armën zyrtare për ta vrarë 89-vjeçarin dhe më pas u dorëzua vetë në polici.

Powered by WordPress