Blog Post

Arbëria TV > Sport > Rexhbeçaj shënon në fitoren e Augsburgut në Kupën e Gjermanisë

Rexhbeçaj shënon në fitoren e Augsburgut në Kupën e Gjermanisë

Augsburg ka kaluar me sukses në raundin tjetër të Kupës së Gjermanisë, pasi fituan 1:4 ndaj Viktoria Berlin në raundin e 1/32-tës.

Edhe mesfushori kosovar, Elvis Rexhbeçaj ishte protagonist në këtë fitore, shkruan Gazeta Express.

Futbollisti që së fundmi zgjodhi Kosovën, shënoi golin e parë të ekipit në minutën e 33-të të ndeshjes.

Ai luajti për 72 minuta në këtë ballafaqim.