Blog Post

Arbëria TV > Sport > Albion Rrahmani udhëton drejt Çekisë, do të jetë futbollisti më i ri i Sparta Pragës

Albion Rrahmani udhëton drejt Çekisë, do të jetë futbollisti më i ri i Sparta Pragës

Albion Rrahmani do të jetë futbollisti më i ri i Sparta Pragës.

Ekipi çek do të paguajë 5 milionë euro drejt Rapidit të Bukureshtit për shërbimet e sulmuesit kosovar.

Albion Rrahmani veçse është rrugës për në Çeki, transmeton Gazeta Express.

Sulmuesi kosovar u tha lamtumirë tifozëve dhe skuadrës së Rapidit të Bukureshtit, ku kaloi një vit dhe pati paraqitje fantastike.