AC Milan ka arritur ta fitojë një pikë në ndeshjen e parë të sezonit në Serie A.
Në një përballje që deri në momentet e fundit u duk si një humbje, kuqezinjtë arritën të nxirrnin diçka nga asgjë.
Torino kaloi në epësi në minutën e 30-të, kur Thiaë shënoi autogol, shkruan Gazeta Express.
Duvan Zapata në minutën e 68-të shënoi për 0:2 dhe u duk se ky ishte goli i nokautit për skuadrën nga qyteti i modës.
Alvaro Morata arriti të ngushtonte epërsinë në minutën e 89-të, duke shënuar në debutimin e tij me Milanin.
E në minutën e pestë shtesë, Okafor shënoi, duke e shpëtuar Milanin nga humbja.