Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Trump rekruton ish-demokraten që e mundi në 2019 për të mposhtur Kamala Harris

Trump rekruton ish-demokraten që e mundi në 2019 për të mposhtur Kamala Harris

Ka nisur zyrtarisht numërimi mbrapsht për datën 10 shtator, ku fushata për Presidencialet amerikane do të shënjohet me debatin e parë midis Donald Trumo dhe Kamala Harris.

Zyrtarisht ka mbetur më pak se një muaj deri në debatin e parë që do të shohë Trump dhe Harris përballë dhe ndoshta për të mohuar thashethemet se ai ishte i frikësuar nga karizma dhe mosha e zv/Presidentes, pasi ajo është 19 vite më e re se ai, ish-Presidenti ka vendosur të marrë masa duke rekrutuar një ish-demokrate për ta mposhtur.

Tulsi Gabbard , ish-demokratja e penduar që ndryshoi kurs dy vjet më parë do të jetë pjesë e ekipit të Trump dhe strategjia duket se është të mposhten demokratët me monedhën e tyre – ose më mirë, me ndihmën e një personi që i njeh ata nga brenda dhe tani mund të rrisë pasiguritë e tyre në radhët e Republikanëve.

43-vjeçarja Tulsi Gabbard është anëtare e Dhomës së Përfaqësuesve për shtetin e Hawait. Ajo tashmë i është bashkuar Trumpit në rezidencën e tij në Mar-a-Lago të Floridas, për ta përgatitur atë për debatin. Ajo është përzgjedhur jo vetëm si ish-demokrate, por mbi të gjitha për duelin që zhvilloi me Kamala Harris gjatë zgjedhjeve paraprake të 2019-ës, ku e mposhti zv/Presidenten aktuale të administratës Biden.

Megjithëse Trump pëlqen të thotë se nuk ka nevojë të përgatitet për debate, Times shpjegon se ai kaloi më shumë kohë duke u praktikuar këtë vit sesa në 2016 ose 2020, sipas konsulentëve që kanë punuar me të. Burime pranë kandidatit republikan kanë raportuar se edhe para debatit tashmë të famshëm më 27 qershor në Atlanta, ku ai e bëri Biden të dukej keq (jo aq për meritat e tij, por më shumë për të metat e presidentit), Trump kishte shpenzuar kohë me këshilltarët e tij gjatë udhëtimit ajror për të diskutuar argumentet dhe pyetjet e mundshme të kundërshtarit.

Sondazhet e fundit për sfidën Trump-Harris

Stërvitore apo jo, megjithatë, fakti është se për momentin Kamala Harris ka sondazhet në favor të saj. Sipas analizave të fundit të kryera nga Times, Harris është përpara në Arizona dhe Karolinën e Veriut, ndërsa ka ngushtuar ndjeshëm diferencën në Nevada dhe Xhorxhia.

Në përgjithësi, këto janë katër shtete kyçe në përcaktimin e rezultatit të zgjedhjeve. Këto të dhëna nxjerrin në pah një përmirësim të konsiderueshëm për demokratët në krahasim me majin, kur Biden kishte vetëm 41% në Arizona, Xhorxhia dhe Nevada. Ato po ashtu demonstrojnë se Harris ka rifituar edhe votuesit më hezitues, si të rinjtë, gratë dhe të gjithë ata që nuk dëshirojnë të votojnë Trump dhe që i përkasin komunitetit të bardhë.

Akuzat e Gabbard kundër Harris

Duke u rikthyer te Gabbard, në performancën që republikanët e pëlqyen aq shumë, ajo akuzoi Harrisin se kishte dërguar “mbi 1500 njerëz në burg për krime që lidhen me përdorimin e marijuanës”, e pastaj qeshi kur u pyet nëse e kishte pirë ndonjëherë vetë atë.

E mbështetur nga britmat e një publiku të magjepsur, Gabbard më pas i çoi gjërat më tej duke akuzuar ish-prokuroren e Kalifornisë se ka vepruar me grusht të hekurt për bllokimin e provave “të cilat do ta kishin liruar një burrë të pafajshëm nga dënimi me vdekje derisa gjykata ta detyronte atë ta bënte”

Powered by WordPress