Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Shkurtohet koha e pritjeve në Merdarë, nga tri orë bie në 10 minuta

Shkurtohet koha e pritjeve në Merdarë, nga tri orë bie në 10 minuta

Pritjet për të dalë nga Kosova përmes pikës kufitare në Merdarë, tashmë janë zvogëluar tepër në krahasim me përditësimin paraprak.

Tashmë ato zgjasin deri në 10 minuta, ndërsa më herët shkonin deri në 3 orë.

Për të dalë nga Jarinja duhet pritur deri në një orë e gjysmë, ndërsa te Dheu i Bardhë një orë e 20 minuta.

Ndërsa për të dalë nga Muçibaba duhet pritur deri në një orë, njofton Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.