Një burrë nga Vushtrria ka raportuar në polici se derisa ishte duke lëvizur me veturë në rrugë, një person i panjohur kishte shtënë tri herë me armë në drejtim të automjetit të tij.Si pasojë, i është dëmtuar goma e makinës.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se derisa ishte duke lëvizur me veturë në rrugë, një person i panjohur kishte shtënë tri herë me armë në drejtim të automjetit të tij me ç’rast i kishte dëmtuar gomën e veturës”, thuhet në raportin e policisë.Njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes, policia nuk ka hasur të dyshuarit dhe nuk kanë gjetur gëzhoja. Rasti është nën hetime.