Këngëtarja shqiptare, Rita Ora ka dhuruar një spektakël të paharrueshëm në Bratislavë të Sllovakisë, ku performoi në kuadër të festivalit prestigjioz “Lovestream”.
Në kryeqytetin sllovak, Ora u ngjit në skenë për të sjellë një performancë fantastike për mijëra fansa të pranishëm, të cilët e pritën me entuziazëm dhe brohoritje të pafundme.
E veshur me një kostum shkëlqyes të ndritshëm, Rita Ora u sigurua që çdo moment i performancës së saj të ishte i veçantë dhe plot energji.
Paraqitja e saj në Bratislavë vjen pak kohë pasi artistja u detyrua të anulonte një koncert në Hungari për shkak të përkeqësimit të gjendjes së saj shëndetësore.