Është goditur nga vetura një person në Gllogoc të Prishtinës, pësoi lëndime të rënda trupore.
Në raportin 24 orësh policia ka bërë të ditur se i dyshuari pas shkaktimit të aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes.
“Një mashkull kosovar (këmbësor) ka pësuar lëndime trupore pasi është qëlluar nga një veturë e cila pas shkaktimit të aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor dhe sipas mjekëve është në gjendje të rëndë”, thuhet në raport.
Rasti është nën hetime.