Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Edhe një operim i rrallë në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë

Edhe një operim i rrallë në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë

Intervenimi në kokë të pankreasit për eliminimin e tumorit me natyrë neuroendrokine është kryer me sukses në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.

Edhe ky operim i jashtëzakonshëm është kryer këtë javë në kuadër të bashkëpunimit dhe mbështetjes të vazhdueshme profesionale me profesionist nga Italia.

Operimin e rrallë e realizuan me sukses nga ekipa e kirurgëve Dr. Alfonso Recordare , Dr Fazli Shala, Dr.Sejfedin Burri, Anesteziologët Dr. Brahim Meha, e Dr Halit Gashi si dhe ekipi i palodhshëm i Instrumentareve dhe teknikëve të Anestezionit.