Blog Post

Arbëria TV > Sport > Flick e konfirmon mungesën e Olmos ndaj Valencias

Flick e konfirmon mungesën e Olmos ndaj Valencias

Trajneri i ri i Barcelonës, Hansi Flick, të premten në konferencë për shtyp ka zbuluar se spanjolli Dani Olmo nuk do të luajë në ndeshjen hapëse të edicionit të ri në La Liga, ndaj Valencias.

“Tani kemi 22-23 lojtarë dhe do të shohim të shtunën. Të gjithë që janë në ekip, janë opsion për të luajtur. Dani Olmo nuk është ende opsion sepse ka pak seanca stërvitore. Së pari ai duhet të stërvitet që të jetë në gjendje të na ndihmojë. Për ne është shumë e rëndësishme që të kujdesemi për lojtarët dhe është e rëndësishme që ata të luajnë pa lëndime”, u shpreh Flick.

Barcelona do të luaj ndaj Valencias të shtunën në kuadër të xhiros së parë në La Liga.

Ndeshja do të zhvillohet në “Mestalla” dhe nis nga ora 21:30.