Blog Post

Arbëria TV > Sport > Ipswich Town i vihet pas Brojës

Ipswich Town i vihet pas Brojës

Skuadra angleze Ipswich është në bisedime me Chelsean për një huazim të Armando Brojës.

Siç raporton “Sky Sports”, diskutimet janë në fazë të hershme dhe Chelsea preferon shitjen e sulmuesit.

Broja ka ngjallur interesim nga një sërë klubesh, përfshirë Evertonin, Southamptonin, Stuttgartin dhe së paku një klubi nga Italia.

I diplomuari në akademinë e Chelseat ka qenë në mesin e disa lojtarëve që janë stërvitur ndaras nga ekipi i parë pasi i është thënë se nuk është pjesë e planeve të Enzo Marescas.

Pjesën e dytë të sezonit të kaluar, Broja e kaloi si i huazuar te Fulhami.

Ipswich janë në proces të përforcimit me disa lojtarë para nisjes së sezonit të parë si të rikthyer në Premier League.

Kalvin Phillips dje i bëri testet mjekësore dhe u fotografua në fushën stërvitore të klubit nga Sky Sports News.