Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Lushnjë, 21-vjeçari gjendet i pajetë në një kanal

Lushnjë, 21-vjeçari gjendet i pajetë në një kanal

Një 21-vjeçar është gjetur në një kanal uji në fshatin Çukas të Lushnjës.

Detajet e para mbi rastin i ka dhënë policia.

“Polumbarët e Reneas pas kërkimeve në një kanal me ujë në fshatin Çukas, gjejnë trupin e 21 vjeçarit që dyshohet se është mbytur mbrëmjen e djeshme.

Pas kallëzimit të bërë mbrëmjen e djeshme, në Komisariatin e Policisë Lushnjë, nga shtetasi A. C., 37 vjeç, banues në fshatin Barbullinjë, Lushnjë, se prej disa orësh kishin humbur kontaktet me djalin e xhaxhait, shtetasin M. C., 21 vjeç, banues në fshatin Barbullinjë, i cili vuante nga epilepsia, menjëherë kanë vijuar kërkimet për gjetjen e tij.

Paraditen e sotme, me ndihmën e polumbarëve të Repartit Special Renea, eshtë bërë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupit të pajetë të shtetasit M. C., i cili dyshohet të jetë vetëmbytur në një kanal vaditës, në fshatin Çukas i Ri, Lushnjë”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të këtij rasti.