Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > KQZ shpërndan fletushka informuese për votuesit e diasporës

KQZ shpërndan fletushka informuese për votuesit e diasporës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shpërndarë të premten fletushka informuese për regjistrimin dhe votimin jashtë Kosovës.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se përveç shpërndarjes së fletushkave në sheshet e Prishtinës, ato janë duke u shpërndarë edhe në Aeroportin Ndërkombëtar Adem Jashari dhe në të gjitha pikat kufitare.

Ai ka thënë se është momenti i përshtatshëm për të arritur një numër sa më të madh të qytetarëve dhe bashkatdhetarëve që kanë ardhur për pushime në Kosovë.

Presidentja e vendit ende nuk ka caktuar ndonjë datë për mbatjen e zgjedhjeve në Kosovë./Arbëria TV/