Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Ali Ahmeti takoi ambasadorin bullgar: Destabilizime të trilluara sajon Qeveria, mos bini pre e provokimeve

Ali Ahmeti takoi ambasadorin bullgar: Destabilizime të trilluara sajon Qeveria, mos bini pre e provokimeve

Lideri I Bashkimit demokratik për Integrim, ka pritur në takim ambasadorin e Bullgarisë në Shkup, Angel Angelov. Siç njofton BDI, në këtë takim, mes tjerash u diskutua për Korridorin e 8, Marrëveshjen e Ohrit dhe Prespës. Siç bëhet e ditur, Ahmeti e njoftoi ambasadorin Angelov për draft platformën për legjitimitet të përgatitur nga autori i Marrëveshjes së Ohrit Paul Williams dhe PILPG, si dhe opinionet e ekspertëve vendor.

“Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka pritur sot në selinë e partisë në Tetovë, Ambasadorin e Bulgarisë në Shkup, Angel Angelov.
Bashkëbiseduesit këmbyen mendime rreth Korridorit 8, rrugor dhe hekurudhor, ndryshimet kushtetuese, Marrëveshjeve kyçe të shtetit, atë të Ohrit, të Prespës dhe të fqinjësisë së mirë me Bulgarinë, integrimin europian, sankcionimin e legjitimitetit zgjedhor, etj./Arbëria TV/