Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje ka dërguar në Presidencë propozimin e tyre se kur do të duhet të mbahen zgjedhjet parlamentare. Presidentja e vendit, Vjosa Osmani të enjten ka konfirmuar se ka pranuar propozimin e LVV-së, mirëpo nuk bëri të ditur se cila është data e tyre e preferuar që vendi të shkon në zgjedhje.
Megjithatë,nga burimet brenda Lëvizjes Vetëvendosje se 2 shkurti është data e propozuar për mbajtjen e zgjedhjeve.
Lëvizja Vetëvendosje e ka mbajtur të fshehtë propozimin e saj për datën e zgjedhjeve, teksa partitë e tjera politike kishin dhënë nga një datë.
Tri partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, patën deklaruar si datë 26 janarin. E, shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, që është edhe kryetare e Alternativës, si më të favorshme i pati dhënë 9 dhe 16 shkurtin. /Arbëria TV/