Vesel Krasniqi ka qenë UDB-ashi që më arrestoi në Prizren, më lidhi për radiatori”
Ish-i burgosuri politik, Kadri Kryeziu ka rrëfyer për aktivitetin e tij të ilegales për liri të vendit.
Ai ka treguar se pas arrestimit nga UDB-ashët shqiptarë, ishte torturuar pikrisht nga ta.
Kryeziu në RTV Dukagjini ka thënë se ka qenë Vesel Krasniqi ai i cili ka shkuar tek “shitorja” e xhaxhait të tij dhe e ka arrestuar dhe me të dërguar në Prizren.
Ai ka thënë se Krasniqi e kishte lidhur për radiatori për ta marr në pyetje ku edhe i janë dhënë “disa shpulla”.
Kryeziu tha se arrestimi i tij ka ardhur katër muaj pas kryerjes së demonstratave të vitit 1981.
Dhe misioni i Vesel Krasniqit ka qenë vetëm arrestimi i tij dhe transferimi nga Prizreni në Prishtinë.