Një aksident mes një motoçiklete dhe automjeti që ndodhi sot në Lakrishtë të Prishtinës, ka lënë të lënduar vozitësin e motoçikletës.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë se aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 16:00, në lagjen Lakrishtë në Prishtinë.
” Në këtë aksident trafiku janë përfshirë një automjet dhe një motoçikletë, ku si pasojë e aksidentit është lënduar një person (motoçiklisti)”, tha Ahmeti.