Blog Post

Arbëria TV > Sport > Babai i Lamine Yamal theret me thikë, është në gjendje të rëndë

Babai i Lamine Yamal theret me thikë, është në gjendje të rëndë

Mounir Nasraoui, babai i senzacionit të “EURO 2024”, Lamine Yamal, raportohet se është therur me thikë, në një parking në Mataro, në veri të Barcelonës.

Ai është dërguar në spital Can Ruti, në Badalona.

Ja çfarë duhet të bëni për 5 ditë për të hequr qafe psoriazën
Nasraoui thuhet se është në gjendje të rëndë.

Lidhur me rastin policia ka nisur hetimet.

17-vjeçari Yamal, të shtunën do të duhet ta nisë edicionin e ri në La Liga, kundër Valencisë nën drejtimin e trajnerit të ri, Hansi Flick.

Por, tani atij i duhet të përballet edhe me këtë ngjarje të rëndë.

Lamine Yamal, shkëlqeu së fundmi në Kampionatin Evropian “EURO 2024”, ku me kombëtaren spanjolle u shpall kampion.

Ai si 16-vjeçar arriti të realizoj gol në këtë turne.

Yamal u shpall edhe “lojtari më i mirë i ri” i kampionatit.