Albin Berisha është larguar nga Petrolul dhe karrierën do ta vazhdojë në Gjermani.
Sulmuesi i njohur kosovar, Albin Berisha ka kompletuar transferimin e tij në Gjermani, tek skuadra e njohur, Hansa Rostock.
Berisha e nisi perfekt sezonin në Rumani, ku edhe realizoi golin e fitores ndaj Rapid, por interesimi ishte i madh, andaj kosovari vendosi që karrierën ta vazhdojë tek klubi i njohur gjerman.
“Për mua dhe familjen time është fantastike të jesh në gjendje të luaj futboll në Gjermani dhe më pas në një klub kaq të madh, është diçka e veçantë. Gjatë ditëve të fundit, thjesht kam pritur që transferimi të përfundojë, kështu që jam edhe më i kënaqur që jam këtu tani. Unë dua të ndihmoj skuadrën dhe ta bëj atë tifozët të kënaqur me punën e ndershme dhe futbollin e pasionuar”, thotë për GazetaBlic Sport, Albin Berisha, i cili do të jetë i veshur me fanellën me numrin 9 në sezonin e ardhshëm dhe tashmë po fillon stërvitjen e ekipit në F.C Hansa sot.