Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Një foshnje tremuajshe është e vetmja e mbijetuar në një familje në Gaza nga sulmet izraelite

Një foshnje tremuajshe është e vetmja e mbijetuar në një familje në Gaza nga sulmet izraelite

Foshnja tremuajshe Reem Abu Hayyah është e vetmja anëtare e familjes së saj që i mbijetoi një sulmi ajror izraelit në Rripin e Gazës vonë të hënën.

Mohamed Abuel-Qomasan humbi gruan e tij dhe foshnjat e tyre binjake – vetëm katërditëshe – në një tjetër sulm.

“Më shumë se 10 muaj nga lufta e tij me Hamasin, bombardimi i pamëshirshëm i Izraelit në territorin e izoluar ka zhdukur familjet e gjera”, raporton AP, transmeton Gazeta Express.

Sulmi izraelit të hënën shkatërroi një shtëpi pranë qytetit jugor të Khan Younis, duke vrarë 10 persona.

Të vdekurit përfshinin prindërit e Reem Abu Hayyah dhe pesë vëllezërit e motrat, nga mosha pesë deri në 12 vjeç, si dhe prindërit e tre fëmijëve të tjerë.

Të katër fëmijët u plagosën në sulm.

“Nuk ka mbetur askush përveç kësaj foshnje”, tha halla e saj Soad Abu Hayyah.

“Që sot në mëngjes po mundohemi ta ushqejmë me qumësht por ajo nuk e pranon, sepse është mësuar me qumështin e nënës”.

Sulmi që vrau gruan dhe të sapolindurit e Abuel-Qomasan – një djalë, Asser dhe një vajzë, Ayssel – vrau gjithashtu edhe gjyshen nga nëna të binjakëve.