Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy persona janë lënduar në një shpërthim që ka ndodhur në Pejë në mbrëmjen e së martës.
Policia ka bërë të ditur se shpërthimi ka ndodhur në rrugën “Halil Agusholli”, ndërsa janë lënduar dy persona. Të lënduarit janë dërguar për trajtim në QKUK.
Siç ka bërë të ditur Policia gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes janë sekuestruar një armë AK47, tre karikatorë të armës dhe nëntëdhjetë fishekë të kalibrit 72×39.