Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Viktor Buzhala me reagim ndaj Ramiz Kelmendit dhe kompanisë së tij: Mall të kualitetit të ulët me çmime sa më të larta

Viktor Buzhala me reagim ndaj Ramiz Kelmendit dhe kompanisë së tij: Mall të kualitetit të ulët me çmime sa më të larta

Gazetari, Viktor Buzhala ka reaguar ndaj biznesmenit Ramiz Kelmendi për jetën e luksit dhe ndaj kompanisë së tij, shkruan TV Arbëria.

Ai ka komentuar një deklaratë të Kelmendit ku tregon se çfarë veturash vozisin fëmijët e tij, thotë se vetëm veturat e tyre bëjnë miliona euro.

“Ramiz Elkosi ua paska ba regjim femijeve te vet qe kur shkojne ne pune, pra ne zyret e Elkos-ETc-se me shku krejt me kerret Mercedesa GLS 2024. Sipas disa kerkimeve qe i bana nje i tille kushton i ri rreth 130 mije euro. Vet e ka nje Rolls Royce qe kushton minimum 500 mije euro.

Ne baze te tyre, familja Kelmendi ka kerre qe kushtojne miliona euro, pa hy ne bizhuteri, shpija e lukse tjera”, ka thënë Buzhala.

Ai tutje ka edhe disa kritika për Kelmendin rreth kompanisë së tij.

“Me i ba qato kerre e qat luks duhet me punu me marzhe te madhe te fitimit, pra mall te kualitetit te ulet me cmime sa me te nalta, karshi shpenzimeve te uleta, lexo paga te uleta per punetoret.

Kur ti shihni biznesmene te tille qe bajne luks kaq te madh haptas, mos i shihni si biznesmene te forte, por si biznesmene qe ju shesin, sic thote populli ‘dushk per gogel’”, ka shkruar tutje gazetari.

Postimi i tij i plotë:

Ramiz Elkosi ua paska ba regjim femijeve te vet qe kur shkojne ne pune, pra ne zyret e Elkos-ETc-se me shku krejt me kerret Mercedesa GLS 2024. Sipas disa kerkimeve qe i bana nje i tille kushton i ri rreth 130 mije euro. Vet e ka nje Rolls Royce qe kushton minimum 500 mije euro.

Ne baze te tyre, familja Kelmendi ka kerre qe kushtojne miliona euro, pa hy ne bizhuteri, shpija e lukse tjera.

Me i ba qato kerre e qat luks duhet me punu me marzhe te madhe te fitimit, pra mall te kualitetit te ulet me cmime sa me te nalta, karshi shpenzimeve te uleta, lexo paga te uleta per punetoret.

Kur ti shihni biznesmene te tille qe bajne luks kaq te madh haptas, mos i shihni si biznesmene te forte, por si biznesmene qe ju shesin, sic thote populli ‘dushk per gogel’.

Ne perendim biznesmenat me sjellje te tille falimentojne sepse kerkush nuk ua financon luksin e megallomanine. Bile njerezit serioze as nuk ulen ne tavoline me ta me ba biznes. Tek ne vetem qata i marrin ne konsiderate.

Ju lutem ndaloni ti vleresoni ata qe kane kerre te mira. Shikojeni si rrjepsa te kuletes tuaj. Vleresoni ata qe shkojne me bicikleta ne bizneset e tyre, shtepite i kane normale, ama qellimet i kane te mira. /TV Arbëria