Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > 350 milionë euro në vit, oferta nga Arabia Saudite “e shkund” Viniciusin

350 milionë euro në vit, oferta nga Arabia Saudite “e shkund” Viniciusin

Vinicius Junior nuk e ka refuzuar ende Arabinë Saudite.

Ose, më mirë të themi, në tentimin e parë po.

Por, kur PIF (Fondacioni i Investimeve Saudite) u rikthye me një ofertë më të lartë (e cila mbetet të formalizohet), me një rrogë vjetore prej 350 milionë eurosh dhe me një total prej 1 miliard euro të rrogës totale të lojtarit, yllin e Real Madridit ka nisur ta tundojë ideja për t’u transferuar në Arabinë Saudite.

Dhe, kushedi, ndoshta paratë mund t’i joshin edhe drejtuesit e “Los Blancos”.

Mediumi spanjoll “AS” nënvizon se në ditët në vazhdim do të arrijë një ofertë formale në zyrat e Real Madridit prej plot 400 milionë eurosh për kartonin e përfaqësuesit brazilian, përcjell “Gazeta Express”.

Bëhet fjalë për ofertën më të lartë në histori të futbollit, si për kartonin ashtu edhe për rrogën.

Transferi më i shtrenjtë deri tash është ai i Neymarit, nga Barcelona në Paris Saint-Germain për 222 milionë euro, kurse rrogën më të lartë në botën e futbollit e ka Cristiano Ronaldo, plot 200 milionë euro në Al Nasr.

Megjithatë, “Merengues” mbeten të vendosur për klauzolën prej 1 miliard euro.

Gjithashtu, bëhet e ditur se klubi saudit në të cilin do të mundë të shkonte për të luajtur Vinicius është Al Ahli.

Mediumi spanjoll bën me dije se sapo të formalizohet oferta, braziliani do ta marrë në konsideratë, thjesht për faktin se bëhet fjalë për një ofertë të një bote tjetër, të cilën çdo lojtar do ta merrte në konsideratë.

Dëshira e tij do të ishte të qëndrojë në Real Madrid, në një situatë normale, por me aq shumë para në tavolinë është mirë ta mendosh si opsion, specifikon mediumi spanjoll.

Powered by WordPress