Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Rama njofton për vendosjen e sensorëve në parkingje në disa rrugë të kryeqytetit, tregon përparësitë

Rama njofton për vendosjen e sensorëve në parkingje në disa rrugë të kryeqytetit, tregon përparësitë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se ka filluar vendosja e sensorëve në parkingjet në disa rrugë të kryeqytetit.

Sipas Ramës, kështu do të ofrohet pamje në kohë reale e numrit të hapësirave të vendparkingjeve, qasje më e lehtë për qytetarët në gjetjen e vendparkingjeve dhe menaxhim më i avancuar dhe efikas.

“Ky transformim do të krijojë mundësi për zgjerim dhe inovacion të vazhdueshëm, duke kontribuar në krijimin e një Prishtine të mençur dhe më të sigurt”, ka shkruar Rama.