Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, takoi sot Koordinatoren Rezidente të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Arnhild Spence.
Nga zyra e Kryeministrit njofton se në takim u diskutua për bashkëpunimin e Kosovës me UNKT
“Në takim diskutuan rreth bashkëpunimit të Republikës së Kosovës me UNKT në zhvillimin e projekteve të përbashkëta që i kontribuojnë arritjes së Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara”, thuhet në njoftimin e ZKM.