Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > “Ana e errët” e Vincent Kompany, shau 15 herë lojtarin e tij në stërvitje

“Ana e errët” e Vincent Kompany, shau 15 herë lojtarin e tij në stërvitje

Tifozët e futbollit kanë parë një anë tjetër të trajnerit të ri të Bayern Muenchenit, Vincent Kompany, pas transmetimit të dokumentarit dhe prapaskenave të kohës së tij në Burnley.

Edhe si lojtar, ai dukej i qetë dhe i përmbajtur. Por dokumentari i Sky “Misioni në Burnely” tregon një anë tjetër të belgut. Video e publikuar bëri bujë.

Në një klip, i cili tashmë është bërë viral, Kompany, i cili u largua nga Burnley në fillim të kësaj vere pas rënies nga Premier League, shihet duke sharë Johann Berg Gudmundssonin 15 herë në më pak se një minutë.

“Xhoi, mos më testo”, bërtet Kompany. “Mos më testoni. Mjaft me rënkime. Luani futboll. Ju duhet të punoni për gjithçka”, janë disa nga fjalët që dëgjohen nga Kompany të shoqëruara edhe me të shara.
Gudmundsson ia kthen në një moment. “Unë thjesht thashë ‘a mund ta përfundojmë sulmin’”.
Por Kompany revoltohet nga përgjigja e lojtarit. “Ju po ankoheni për gjithçka”.

Gudmundsson siç shihet në video, vazhdon replikën me trajnerin. “Për çfarë jam ankuar sot?”, pyet ai.

Më pas Kompany vazhdon sërish sharjet. Kompany pushon së bërtituri në drejtim të Gudmundssonit dhe vazhdon të mërmërisë me vete.

Ka pasur edhe komente nga më të ndryshimet për sjelljen e Kompanyt. Është vlerësuar e tmerrshme nënçmimi dhe fyerja para të gjithëve. Kishte komente të tjera që vlerësonin se Kompany krijoi një mjedis toksik në klub.

Kompany u largua nga klubi në maj, ndërsa ishte zgjedhje surprizë e Bayernit për ta zëvendësuar Thomas Tuchelin.

Powered by WordPress