Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka shprehur një reagim të fortë ndaj publikimit të fundit nga qeveria hungareze, e cila ka paraqitur medaljet olimpike të Kosovës si të fituara nga Serbia.
Hoxhaj në një postim në “X” ka shkruar se qeveria hungareze po pasqyron një realitet fiktiv.
“Harta e medaljeve olimpike e qeverisë hungareze duket se pasqyron një realitet fiktiv. Vendi i drejtë i Kosovës në hartë, së bashku me medaljet e fituara, është i pamohueshëm dhe do të mbetet gjithmonë aty. Më shumë fat herën tjetër me gjeografinë”, ka shkruar Hoxhaj.
The Hungarian government’s Olympic medal map appears to reflect an fictive reality.
Kosovo’s rightful place on the map, along with its earned medals, is undeniable and here to stay. Better luck next time with geography. https://t.co/nvlV3l79NK
— Enver Hoxhaj (@Enver_Hoxhaj) August 12, 2024