Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Ngjarjet që priten të ndodhin sot gjatë ditës

Ngjarjet që priten të ndodhin sot gjatë ditës

Ngjarjet e ditës: 12 gusht 2024

11:00
Fillojnë zyrtarisht punimet e parkut rekreativ “Udha e Gurit”, që përfshin shëtitore, hapësirë gjelbëruese, kënd lojërash e fusha tenisi. (Afër Palestrës Sportive, Vushtrri)

12:00
Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për medie para Prokurorisë Speciale të Kosovës. (Objekti i PSRK-së, rr. “Luan Haradinaj”)

16:00
Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për media. (Selia qendrore e PDK-së)

18:15
Mbahet ceremonia zyrtare e hapjes së Kampionatit Evropian U18 për hendbollistë, që mbahet në Prishtinë nga 12 deri më 18 gusht. Pas ceremonisë, zhvillohet ndeshja Kosova – Belgjika. (Pallati i Rinisë dhe Sportit në Prishtinë)

19:00
Në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë mbahet hapja e ekspozitës “Historitë e Vazhdimësisë” që paraqet veprat e jashtëzakonshme të të rinjve nga Kosova dhe Serbia.