Prevalla po ballafaqohet me zjarrin edhe sot.
Kjo shihet në disa pamje të publikuara nga Gazeta Express.
Komuna e Prizrenit të dielën informoi se zjarri në Prevallë nuk është arritur të shuhet në tërësi për shkak të terrenit të vështirë.
Komuna e Prizrenit njoftoi se për sot në atë zonë do të intervenohet nga ajri.