Ndërsa emri i Nico Williams vazhdon të jetë kryefjala e merkatos spanjolle, Athletic Bilbao mbeten të vendosur të mbajnë në skuadër xhevahirin e tyre.
Klubi bask i ka besuar futbollistit fanellën me numrin 10 për sezonin e ardhshëm, shkruan “Gazeta Express”.
Nëpërmjet një videoje të publikuar nga klubi spanjoll në rrjetet sociale, shihet dorëzimi simbolik i fanellës nga Álvaro Djaló te Nico për fanellën me numrin 10.
Williams ka marrë tashmë akoma më shumë besim nga klubi i Bilbaos.
Fanella me numrin 10 mbahej nga Iker Muniain, ish-kapiteni që u largua nga baskët në fund të sezonit të kaluar pas 15 vitesh në klub.
Në video shihet qartaz edhe kur Williams printon vetë fanellën e re, duke qenë tejet i lumtur.
Gjithsesi, ditën e dielë, mediat spanjolle raportuan se Barcelona dhe Nico Williams kanë gjetur gjuhën e tyre të përbashkët dhe se presidenti Joan Laporta është shumë optimist për këtë transferim.
Mbetet të shihet nëse telenovela e këaj vere do të shtrihet deri në ditën e fundit të merkatos.