Skuadra e Milanit të hënën ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit brazilian Emerson Royal.
Royal ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër, shkruan “Gazeta Express”.
“Milani është i lumtur të njoftojë se Emerson Royal i është bashkuar klubit nga Tottenhami. Mbrojtësi brazilian ka nënshkruar një kontratë me kuqezinjtë deri më 30 qershor të vitit 2028, me opsionin e zgjatjes edhe për një vit tjetër”, ka njoftuar Milani të hënën.
Tottenhami ka fituar 15 milionë euro nga shitja e Royalit.
25-vjeçari te Milani do të paraqitet me fanellën me numrin 22.
Më herët në karrierën e tij, Royal kishte qenë pjesë e Barcelonës dhe Real Betisit në Spanjë.