Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Greqia mes flakëve – ndërhyrje nga ajri dhe toka për shuarjen e zjarreve

Greqia mes flakëve – ndërhyrje nga ajri dhe toka për shuarjen e zjarreve

Greqia ka urdhëruar evakuimin e të paktën 11 qyteteve dhe fshatrave në verilindje të Athinës, duke përfshirë qendrën antike të Maratonës, për shkak të zjarreve masive që kanë prekur zonën.

Flakët, të përhapura nga erërat e forta, dogjën pemë, shtëpi dhe makina dhe kërcënuan periferitë e kryeqytetit, duke bërë që autoritetet të urdhërojnë evakuime të mëtejshme.

Mbi 500 zjarrfikës, të mbështetur nga 17 avionë dhe 15 helikopterë, ndërhynë për të shuar zjarrin fillestar që shpërtheu të dielën pranë Varnavas, 35 kilometra në veri të kryeqytetit, i cili u përhap më pas në fronte të ndryshme: nga fshati Grammatiko në lokalitetin buzë detit.

Bashkimi Evropian njoftoi nisjen e një operacioni të madh në Athinë për të ndihmuar autoritetet në shuarjen e zjarreve në pyje.

Nëpërmjet mekanizmit të mbrojtjes civile të BE-së, në Greqi u mobilizuan dy avionë “Canadair” nga Italia, një helikopter nga Franca dhe dy ekipe zjarrfikëse tokësore nga Republika Çeke dhe Rumania.

“Ne vazhdimisht i ndjekim zhvillimet dhe jemi të gatshëm të ofrojmë ndihmë të mëtejshme”, u shpreh zëdhënësi i Komisionit Evropian, Balazs Ujvari.

Powered by WordPress