Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka reaguar pas konferencës së sotme të Sami Kurteshit, për rastin e Astrit Deharit, ajo thotë se ky rast po përdoret për të nisur fushatën zgjedhore.
Megjithatë, Musliu thotë se as Astriti, as Moni, as Arbeni nuk e shpëtojnë Vetëvendosjen nga ndëshkimi i qytetarëve për siç përmend dëmin që ia bënë Kosovës.
”Vetëvendosje përmes Sami Kurteshit e paska nxjerrë nga varri Astrit Deharin për me nisë fushatën zgjedhore. As Astriti, as Moni, as Arbeni nuk ju shpëtojnë nga ndëshkimi i qytetarëve për damin që ia keni ba Kosovës. Pushtetin e keni, zbardheni rastin e mos lehni kot”.
Postimi i saj: