Medalistët e bronztë në përgjithësi janë “më të lumtur” sesa medalistët e argjendtë në fund të garës.
Nuk është veç një gjetje incidente, por një fakt i provuar nga shumë kërkime pasi u studiuan reagimet e medalistëve të argjendtë dhe të atyre të bronztë.
Në rastin më ideal, medalisti i argjendtë do të duhej të ishte më i lumtur sesa i bronzti, shkruan “Gazeta Express”.
Por, mendja e njeriut nuk punon si matematika.
Kjo ndodh për shkak të fenomenit të quajtur “gjëja kontra-faktuese”.
Medalisti i argjendtë mendon, “Oh, unë nuk munda ta fitoja medaljen e artë.”
Kurse, medalisti i bronztë mendon, “së paku e mora një medalje.”
Medalja e argjendtë është fitore pas humbjes, kurse medalja e bronztë është fitore pas fitores.
Kjo ndodh edhe në jetën tonë, ne nuk e vlerësojmë atë që e kemi, por ndihemi keq për atë që nuk e kemi