Berisha ironizon me Kurtin teksa thotë se Presidentja që 10 ditë po debaton për çantën e saj në aeroportin e Shkupit
Derisa ka debat mbi çështjen e hapjes apo jo të urës së Ibrit, Berisha ka ironizuar me kryeministrin Kurti duke thënë se a do të hapet.
“Qka u bo me uren në Mitrovicë a e hapi Albini”, ka shkruar Berisha.
Ai ndër të tjera ka përmendur edhe Presidenten Vjosa Osmani, për incidentin e ndodhur në aeroportin e Shkupit e cila ishte përballur me një situatë të sikletshme më dy gusht në aeroportin e Shkupit, ku sipas Presidencës, një pjesëtar i sigurimit tentoi t’i merrte telefonin personal për ta vendosur në skanerë.
“Pas gjith ketyre zhvillimeve, qe 10 dit presidentja Osmani hala ish tuj repliku me aeroportin me saktesisht me rojen e sigurimit privat të aeroportit për çanten e saj private”, ka shkruar Berisha në rrjetin e tij social në Facebook.