Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Ditën Ndërkombëtare të Rinisë duke vlerësuar lart të rinjtë e Kosovës.
“Rinia – potenciali më i madh i vendit tonë, burim i kreativitetit, energjisë së pashterrshme e i dashurisë për vendin. Nga podiumet olimpike e deri te garat botërorë në shkencë, të rinjtë tanë janë imazhi më briliant i Kosovës. Urime Dita Ndërkombëtare e Rinisë”, ka thënë ajo krahas një video të postuar në rrjetet sociale.
Më poshtë mund ta shihni videon: