Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Rreth 31 milionë euro shpenzime të udhëtimit gjatë mandatit të Qeverisë Kurti

Rreth 31 milionë euro shpenzime të udhëtimit gjatë mandatit të Qeverisë Kurti

Shpenzimet e udhëtimit zyrtar brenda dhe jashtë Kosovës kanë shënuar rritje të hatashme gjatë mandatit të Qeverisë Kurti 2. Nga viti 2021 e deri në fund të qershorit të vitit 2024, shpenzimet e tilla kanë arritur shumën e përgjithshme prej më shumë se 31 milionë euro.

Sipas raporteve të buxhetit, të përgatitur nga Ministria e Financave, shpenzimet e udhëtimit për gjashtë mujorin e parë të vitit 2024 kanë shkuar në 5.25 milionë euro, apo 12% më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar,

Ndërsa nga viti 2021 e deri në fund të vitit 2023 shpenzimet e tilla kanë kaluar shifrën prej më shumë se 26 milionë euro.

Powered by WordPress