Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Si të përgatisni në shtëpi bonbonet e dikurshme

Si të përgatisni në shtëpi bonbonet e dikurshme

Një recetë fantastike, tradicionale e përgatitur me dashurinë dhe ëmbëlsinë e nënave dhe gjysheve shqiptare janë padyshim bonbonet e dikurshme.

Një herë e një kohë, dëshira për ëmbëlsira shuhej kryesisht nëpërmjet bonboneve.

‘Copëza të vogla parajse’, kështu i përshkruajnë bonbonet e famshme tradicionale brezat e lindur gjatë periudhës së diktaturës komuniste.

Mund të kenë qenë të tilla, sidomos asokohe kur buka me sheqer dhe ujë apo vaj ulliri me kripë sillte një lumturi të pashoqe.

Ndonëse nuk bëhen me çokollatë të mirëfilltë nga ato të tregut, gatimi i këtyre bonboneve është një traditë e veçantë e një shtëpie të lumtur.

Bonbonet bëhen me qumësht , ndaj mund ta imagjinoni kënaqësinë e fëmijëve të atij brezi që nuk kishin asnjëherë të ngopur me to.

Këto ëmbëlsira shqiptare janë modeste në krahasim me atë që ofron tregu. Por në aspekt shijesh, përbërësish dhe pastërtie nga kimikatet nuk kanë të krahasuar.

Këtu do  ju sjellim një recetë tradicionale të bonboneve shqiptare që do ju kënaqin shijen, nepsin dhe do t’ju ndihmojnë të kuptoni se ndonjëherë lumturia gjendet edhe në gjërat më të vogla, edhe në një bonbone.

Bonbonet mund të shoqërohen mjaft mirë me kafe apo çaj teksa mund të serviren gjithashtu për qërasje ndaj miqve dhe të ftuarve.