Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Nga toka s’po shuhet zjarri në Prevallë, nesër nis intervenimi nga ajri

Nga toka s’po shuhet zjarri në Prevallë, nesër nis intervenimi nga ajri

Në Prevallë ende nuk është shuar zjarri, e kjo për shkak të terrenit të vështirë.

Siç bën me dije komuna e Prizrenit, nga nesër do të nis intervenimi nga ajri.

“Zjarri në Prevallë nuk është arritur të shuhet në tërësi për shkak të terrenit të vështirë. Zjarrfikësit e kanë bërë brezin e sigurisë dhe sipas informacioneve nesër do të intervenohet nga ajri. Sot, prezent ka qenë edhe zëvendësministri i MPB-së dhe zyrtarë të AME-së”, thuhet në njoftimin e komunës.

Ndërkaq, për shuarjen e tij janë vënë në dispozicion edhe Policia e Kosovës si dhe vullnetarë të shumtë.