Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Pamje nga ceremonia e varrimit të Faton Hajrizit, qindra qytetarë marrin pjesë

Pamje nga ceremonia e varrimit të Faton Hajrizit, qindra qytetarë marrin pjesë

Faton Hajrizi është varrosur sot në fshatin e tij të lindjes në Klinë të Ulët në Skënderaj.

Qindra njerëz u mblodhën atje për funeralin e 39 vjeçarit, në fshatin rrugët kryesore të të cilit ishin stolisur me flamuj kombëtarë dhe flamuj me logo të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ekipi i Insajderit ka qëndruar atje, ku pjesëmarrës u panë edhe nga komuna të ndryshme jo vetëm nga ajo e Skenderajt.

Disa mbanin bluza e pankarta me mbishkrime glorifikuese të Faton Hajrizit.