Deputeti i VV’së, Dimal Basha, ka reaguar për nënkalimin në Ferizaj, duke e quajtur “bira e re”.
Ai ka folur për “kurdisjen e tenderit të Agim Aliut në vlerë prej 390 mijë euro”.
Baasha ka thënë se kryetari i Ferizajt ka dhënë kontratë 1.6 milionë euro një kompanie private
“A keni lexu dikun në portale që Agim Aliu jep kontratë 1.6 milionë euro një kompanie private, edhe pse e ka Ambientin dhe Pastërtinë, dy kompani komunale me 350 punëtorë që e kanë përgjegjësi mirëmbajtjen e qytetit? “
Basha ka thënë se nënkalimet janë krimi më i madh që i ka ndodhur Ferizajt.
“Kjo ishte me ju tregu sa lehtë shpërfaqen, por meqenëse është propagandë dhe s’kanë lidhje me Ferizaj, ë ë ë ë !”
Ai ka thënë se “bota normale i shtin trenat nën tokë” e në Ferizaj kanë mbet mbi tokë.
“E para, komplet bota normale i shti trenat nën tokë qe me lene hapesira te lira mbi toke, ne Ferizaj treni ka mbet mbi toke, njerezit jane nën tokë! é ë, ë , ë ë , ë ë ë ë ë ë ! Por jo, tani qe treni ka mbet mbi tokë, është ndërtu një mur sigurie në mes të qytetit në komplet trasenë ku kalon treni. Pra qyteti ndahen me dy mure me trenin në mes, dhe në vend të bashkimit të qytetit, ne jemi nda me një mur të Berlinit. Si pasojë e këtij muri, njerezit nuk kanë ku të kalojnë më në anen e qytetit ku eshte sheshi, sepse edhe ai pak parking është i shtrenjtë, dhe gjithcka është zhvendos në anën tjetër të qytetit.”
“Me përmbledh shkurt, ky pra është suksesi i Agim Aliut, ëë ë ë, ë ë ë , ë ë “.